.
Published On: Sat, Oct 26th, 2013

Dalja në zgjedhje, rruga e vetme që garanton një jetë më të mirë

Share This
Tags

thesari-takimGjakovë- Aktivizimi qytetar dhe dalja masovikisht në zgjedhje, është e vetmja rrugë që mund ta ndryshojë gjendjen e aktuale dhe mund ta përmisojë jetën e qytetarëve. Ky konstatim i përgjithshëm ka dalur të shtunën gjatë një debate në Gjakovë me temë “Rëndësia e pjesëmarrjes në zgjedhjet e vitit 2013”, debat i organizuar nga OJQ “Thesari i Gjakovës”.

Njëri nga panelistët e këtij debate, politikologu Behlul Beqa, ka thënë se vetëm vota është ajo që mund ta lëvizë gjendjen e krijuar, gjendje e cila, sipas tij, është në maksimumin e degradimit. “Jemi në një situatë të rënies së vlerave. Jemi në një situatë kur për vlerat po flasin ata që nuk kanë vlera. Për vlera po gjykojnë ata që po krijojnë antivlera. Sot jemi në një situatë kur për drejtësinë dhe ligjin po flasin ata që janë shkelësit më të rëndë të drejtësisë dhe ligjit. Pra, në një situatë ku grindemi duhet të kërkojmë një lloj zgjidhje. Duke e injoruar këtë gjendje, bëhemi bashkëfajtor . Prandaj, nëse vërtetë dëshirojmë ndryshime kushti i parë është që t’i përgjigjemi ftesës për të votuar, jo vetëm sa për ta hedhur votën, por për ta përzgjedhur kandidatin i cili është pjesë e preokupimeve dhe shqetësimeve tuaja”, ka thënë Beqa.

Ai ka shtuar se megjithatë, qytetarët duhet të tentojnë që përmes votës së tyre realisht ta sjellin ndryshimin e shumë kërkuar. “Po i shohim slloganet e artive politike, shumica prej të cilave po thonë “ne jemi për ndryshime”. Ata që janë sot në pushtet dhe që po kërkojnë ndryshime, për dallim prej neve qytetarëve që po i dimë pasojat e këtij pushteti, në fakt e kanë vetëm një farsë, që përmes ftesës së vazhdueshme për ndryshime kërkojnë që gjendja të mos ndryshojë fare”, ka shtuar ai.

Një kudes të tillë gjatë votimit e ka këkruar edhe Engjëllueshe Morina, kryetare e Këshillit të Prishtinës për Marrdhënje me Jashtë.

“Me rëndësi është dalja në zgjedhje, por mbi të gjitha rëndësi ka që atë ditë secili qytetar para se të votojë ta pyes veten për disa gjëra. Si është demokracia e brendshme e partive politike që e kërkojnë votën tuaj. Si këto parti i marrin vendimet brenda tyre. Por, mbi të gjitha, ajo që ka rëndësi të dihet është se cilat kanë qenë nevojat tuaja para katër vjetësh dhe sa janë marrë parasysh. Sa qeverisja e deri tashme ka ofruar shërbime për ju dhe sa ka garantuar mirëqenje për ju”, ka thënë Morina.

Nga ana tjetër, Dren Doli, drejtor i Hulumtimeve vnë në grupin për sutdime Juridike dhe Politike, ka thënë se gjithçka e keqe që po ndodhë në Kosovë por edhe në Gjakovë, është si pasojë e pasivitetit politik të qyetarëve dhe rritjes së militantizmit politik.

“Pasivizmi ynë politik po pamundëson kontrollimin e pushtetit dhe si rrjedhojë e kësaj është fuqizimi i militantizmit e në të njejten kohë rritja e numrit të njerëzve jo aktiv në jetën publike të Kosovës, në rastin tonë edhe të Gjakovës. Pra, sot kryesisht pushtetet komunale qeverisen nga vota e grupeve militanteske, që dmth nga votat e njerëzve që ndjejnë se mund të jenë të përfaqësuar dhe që kryesisht për shkak të pasivizmit të popullatës ata determinojnë fatin se kush do të qeverisë me një komunë, por edhe kush do të qeverisë me të ardhmen tonë. Kjo reflektohet edhe me zgjedhjen e njerëzve të njëjtë. Pra, siç po e shihni shumica e njerëzve që kanë qenë disa mandate duke ushtruar pushtetin, ende garojnë për ta marrë pushtetin. Kjo nuk është pasojë e mirëqeverisjes së tyre por pikërisht pasojë e nivelit të lartë të pasivizmit politik të qytetarëve dhe militantizmit shumë të lartë militantesk”, ka thënë ai./zeri/