.
Published On: Fri, Nov 22nd, 2013

Debati në RTK, Kusari-Lila përballë Lekajt

Share This
Tags

Screenshot_2013-11-22-21-05-38Prishtinë- Përballja në mes të dy kandidatëve për komunën e Gjakovës ka filluar me akuza të ndërsjellta.

Mimoza Kusari-Lila si kandidate e AKR-së për Komunën e Gjakovës e ka akuzuar Pal Lekaj se njerëzit e AAK-së po bëjnë fushatë për frikësimin e qytetarëve. Lekaj e ka kundërshtuar këtë akuzë duke thënë se kandidatja e AKR-së po përdorë çdo metodë e mjet për të tensionuar situatën paraelektorale.

Ai tha se dëshiron të sqarohet para opinionit publik, se kjo nuk është e vertetë dhe që kjo gjë e thënë nga ajo, duhet të bazohet në argumente.
Nuk e kam akuzuar askend dhe duhet të ketë argumente për këtë gjë.

Lekaj poashtu ka mohuar akuzat e aktores Elida Shasivarit, e cila dje pati thënë që kryetari Lekaj e ka kërcënuar atë që do ta largojë nga vendi i punës të cilin e ka momentalisht në drejtorinë komunale të kulturës.

Mimoza vazhdoi t’a akuzoi kandidatin aktual për keqpërdorim të parasë publike. Lekaj tha se udhëtimet jasht shtetit i ka paguar më paratë e veta dhe të familjes së tij.

“Më keni akuzuar për udhëtimet e mija, duke thënë se kam hargjuar paratë e komunës. Kjo nuk është e vërtetë unë kam udhëtuar me paratë e mia dhe të familjarëve të mi”, tha ai.

Lila, poashtu ka premtuar që do të themeloj edhe Agjensinë për promovimin dhe zhvillimin e ekonomisë së Gjakovës. Ajo madje, kishte menduar edhe për emrin e kësaj agjensie, e cila do të quhet “ Gjakova invest”. “Themelimi i këtij institucioni do të ndikoj në zhvillimin e biznesit në Gjakovë”, ka premtuar Kusari-Lila.

Kusari Lila ka thënë që Komuna e Gjakovës është një komunë ë izoluar dhe që me ardhjen e saj në krye të Gjakovës do të bëhet lidhja me territorin e Republikës së Shqipërsië, por edhe me komuna të tjera në mënyrë që të rritet bahskëpunimi ekonomik.

“Frutat malore të cilat janë të shumta në komunën e Gjakovës. andaj kjo tregëti mund të bëhët edhe me shtetet jashtë kufijëve të Kosovës”, ka thënë Lila.

Lekaj premtoi edhe pishina në qytetin e Gjakovës. “Janë të specifikuara të gjitha ndryshimet që do të ndodhin në Gjakovë. Ne kemi parë një park në qendër të Gjakovës, ku do të ketë edhe pishina artificiale”, tha ai. Ndërsa Kusari-Lila ka akuzuar Lekajn për ndërtimet pa leje të cilat sipas saj janë të dukshme në këtë qytet.

Debat i nxehtë vazhdoi ku Lekaj dhe Kusari Lila kanë vazhduar duke akuzuar njëri-tjetrin që nuk kanë bërë asgjë për Gjakovën, transmeton Indeksonline.

Lekaj vazhdoi duke e lavdëruar qeverisjen e tij, duke thënë se nuk i frikësohet asnjë hetimi për punën e tij, pasiqë Kusari Lila e akuzoi atë që Komuna e Gjakovës është duke u hetuar nga institucionet e drejtësisë për shpronësime të paligjshme.

“Ju me vota të vjedhura keni qeverisur me komunën e Gjakovës, ndersa unë kam qenë një ministre në kuadër të një pune të ndershme, në sherbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Kusari Lila

E Mimoza duke mos dashur të flas për këtë çështje i tha Palit se “me këtë çasje as ato vota që i ke pasur nuk do t’i fitosh.

E kur debati u përqendrua te arsimi Lekaj premtoi digjitalizimin e shkollave dhe programe për ngritje profesionale ndërsa Kusari-Lila ka premtuar depolitizimin e arsimit në Komunën e Gjakovës, përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Kusari ka premtuar se do të zhvillojë programe të veçanta për të ngritur cilësinë e arsimit. “Programi i bursave për studentë. Ne parashohim themelimin e programit për bursa për kategorinë e studentëve me gjendje të rëndë sociale dhe atyrë të kategorive të dala nga lufta”, ka thënë ajo. Ndërsa Lekaj ka thënë “ne kemi bërë më të mirën e mundshme për studentët edhe për kategoritë e dala nga lufta, edhe për fëmijët e martirëve.

Në debat u fol edhe për Rininë, Kulturën dhe Sportin, pasiqë Gjakova gjithnjë është karakterizuar si një vend i kulturës, Kusari Lila shprehu një mori akuzash kundrejt kryetarit aktual:

“Gjendja në sport është tepër e rendë.Ballafaqohemi me një strukturë politike e cila e ka dëmtuar shumë sportin. Rasti i fundit është rasti i klubin “ Vllaznimi”, ku lojtarët nuk janë paguar”, tha Kusari Lila.

E Lekaj tha që pas ardhjes së tij në qeversije, ka funksionuar trupa teatrale, ku sipas tij ai i ka paguar ata antarë me të ardhurat e tij personale.

Nderkohë, Lekaj tha gjithashtu se është pikërisht zonja Kusari ajo e cila e ka politizuar sportin, pasiqë sipas tij, ajo as që kishte shkuar për të parë ndonjë ndeshje, deri në këtë moment, kur edhe është atmosferë zgjedhjesh.