.
Published On: Tue, Oct 15th, 2013

Dëmtohen materialet e marketingut të Kusari-Lilës, reagon AKR-ja

Share This
Tags

mimoza-demtimeGjakovë- Shtabi elektoral i kandidatës për kryetare të komunës së Gjakovës nga rradhët e AKR-së, përmes një reagimi dërguar mediave kanë dënuar dëmtimin e materialit të marketingut të Mimoza Kusari-Lilës.

AKR-ja ka bërë përgjegjës militantët e AAK-së dhe të kandidatit të kësaj partie, Pal Lekajt.

Më poshtë po ju sjellim reagimin e plotë të Zyrës për Informim të AKR-së./radiogjakova/

mimoza-demtime

REAGIM

Në ditën kur të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës po pushojnë dhe po festojnë Kurban Bajramin, të vetmit që kanë “punuar” ishin militantët e AAK-së dhe përkrahësit e Pal Lekes të cilët në mënyrë të vrazhdë kanë vazhduar ta dëmtojnë të gjithë materialin e marketingut të znj.Mimoza Kusari Lila.

Nga gjithë këto veprime të pandërgjegjshme qytetarët e Gjakovës ashtu edhe AKR kupton vetëm një gjë, që humbja e AAK-së dhe e kandidatit të kësaj partie Pal Lekes është e sigurtë.

AKR Dega në Gjakovë ka kontaktuar menjëherë edhe me firmën kontraktuese të marketingut të cilët menjëherë kanë dalur në terren për t’i riparuar dëmet e shkaktuara nga militantët e egër të AAK-së.

Tashmë egziston një pasqyre shumë e qartë rreth mënyrave se si po tentohet të dhunohet një proces që duhet të jetë i lirë dhe demokratik.

Bashkangjitur gjeni fotot nga aksioni i shëmtuar i militantëve të Pal Lekes në një ditë feste kur znj.Mimoza Kusari Lila dhe AKR ka pezulluar cdo aktivitet elektoral vetëm e vetëm që qytetarët të festojnë pa presione politike.

Zyra per Informim AKR-Gjakove