“E inauguruan dhunimin e Çarshisë”
Gjakovë- Kanidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka takuar banorët e lagjes “Mulla Jusuf” nga të cilët ka dëgjuar për hallet e problemet e përditshme, ndërsa ka shpalosur programin e saj 4 vjeçar, në të cilin zë vend edhe angazhimi konkret për këtë lagje.
Ajo ka thënë se Lagja “Mulla Jusuf” ka dhënë shumë e nuk ka kursyer asgjë për Gjakovën, prandaj nuk meriton të vuaj siç po vuan sot. Ajo ka shtuar se kësaj lagjeje dhe Çarshisë së vjetër do t’i kthehet dinjiteti në 4 vitet e ardhshme dhe ky kthim i dinjitetit do të fillojë qysh në ditët e para të qeverisë së re lokale.
“Çarshia e vjetër u dhunua, e në këto çaste inagurohet dhunimi i saj. Gjakovarët që kan sakrifiku për qëllime të mëdha, vazhdojnë të rrinë në heshtje por jam e bindur me votën e tyre do e dënoj këtë pushtet që po i dhunon çdo ditë”, ka thënë Kusari – Lila./radiogjakova/