Ermeni: Programi i LDK, i duhuri për Gjakovën
Strukturat e degës së LDK-së në Gjakovë, së bashku me kandidatin për kryetar të Gjakovës Bekim Ermeni dhe kandidatët për asamble komunale, zyrtarisht hapën fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kandidati për kryetare komunës Bekim Ermeni ka thënë se LDK dega në Gjakovë, si rrallë herë më parë është mobilizuar për një rikthim të fuqishëm në qeverisjen e komunës së Gjakovës.
“Lista e kandidatëve të LDK-së bashkë me kandidaturen time për kryetar të ardhshëm të komunës paraqet një vlerë të shtuar qeverisjeje dhe bazohet në tri shtylla kryesore: dijen për të udhëhequr, përvojën nga sukseset nga e kaluara dhe përkushtimin për të qëndruar deri në fund ndaj të gjitha sfidave që do të përballet komuna jonë’, ka thënë Ermeni në hapje të fushates.
Besimin në kandidatin për kryetar dhe ata për Asamble e ka shprehur edhe kryetari i degës së LDK-së, Luan Gola, që tha se ky është ekipi i fitores së madhe për Gjakovën./radiogjakova/