Ermeni takon prindërit e fëmijëve me sindromën down
Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e LDK-së, Bekim Ermeni, i shoqëruar nga kryetarja e Forumit të Gruas së këtij subjekti Ardita Rizvanollit dhe kandidatja për Asamble, Saranda Hoda kanë takuar prindërit e fëmijëve me sindromën down.
Prindërit i njoftuam me vështirësitë me të cilën përballen që kryesisht kishin të bënin me arsimimin e fëmijëve dhe mbështetjen financiare.
Ermeni i premtoi më shumë mbështetje prindërëve si dhe për të gjithë rininë e komunës së Gjakovës për të cilin tha se gëzojnë një vend të veçantë në programin e tij.
Ndërsa kandidatja për kuvendare, Saranda Hoda, i kërkoi mbështetjen e prindërve më 22 tetor në mënyrë që të jetë zëri i tyre në Asmblenë e Gjakovës./radiogjakova/