.
Published On: Mon, Sep 25th, 2017

Ermeni takon të rinjtë në Rogovë e Demjan

Share This
Tags

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bekim Ermeni, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, ka bashkëbiseduar me të rinjtë e fshatit Demjan 2, më gjegjësisht me Forumin Rinor të LDK-së, nëndega Pnish.

Në këtë takim janë shpalosur objektivat kryesore të LDK-së për këtë zonë të Hasit, me fokus rininë, kulturën dhe sportin. Me këtë rast para të rinjve të këtij lokaliteti është  bërë edhe prezantimi i kandidatit  për Kuvendin e Komunës së Gjakovës që vjen nga kjo zone, Valon Pnishi.

Po ashtu, Ermeni programin e tij e ka prezantuar edhe para të rinjve të fshatit Rogovë.

Në këtë takim u prezantuan projektet e përfunduara në Rogovë, si rezultat i angazhimit të LDK-së, ndërkohë u debatua  edhe lidhur me kërkesat e banorëve rogovas, posaçërisht kërkesat e rinisë , për të cilat u morën obligime dhe u dhanë zotime se do të punohet në realizimin e tyre./radiogjakova/