.
Published On: Wed, Nov 22nd, 2017

FFK kujton dhe nderon Faton Domin

Share This
Tags

Në 30-vjetorin e vdekjes tragjike të dy ish-futbollistëve të gjeneratës së artë të klubit Prishtina, Favzi Rama e Faton Domi, Federata e Futbollit e Kosovës mbajti një tubim përkujtimor ku të ftuar ishin familjarët dhe bashkëlojtarët e ish-futbollistëve të ndjerë.

Në këtë takim emocional, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri falënderoi familjet e dy futbollistëve të ndjerë dhe tha se “Domin e Ramën do t’i kujtojmë çdo herë me krenari dhe mall sepse ata i bën vetes një vend në historinë e futbollit të Kosovës”.

Në emër të familjes Domi, në këtë takim falënderime FFK-së i shprehu Faruk Domi, ndërsa në emër të klubit Prishtina, foli  Bajram Tmava.

Të dy futbollistët e ndjerë, kryetari i FFK-së, Vokrri i nderoi me mirënjohje pas vdekjes./radiogjakova/