.
Published On: Sat, Oct 19th, 2013

Fillimisht do ta zhvillojmë Gjakovën, pastaj tërë Kosovën

Share This
Tags

mimoza-bl7Gjakovë- Banorët e bashkësisë së 7-të lokale u takuan me kandidaten për kryetare të komunës së Gjakovës nga rradhët e AKR-së, Mimoza Kusari-Lilen.

Fillimisht, Kusari-Lila ka falenderuar banorët e kësaj bashkësie lokale për prezencën masive në këtë tubim si dhe ka shprehur keqardhjen sesa herë që i është kthyer kësaj pjese të qytetit të Gjakovës ka parë se si fqinjët e saj në dyert e shtëpive kishin vendosur shpalljet “Shtëpia në shitje”, nga mungesa e prespektives për një jetë të mirë në këtë komunë.

“Ju lutem gjithë juve, prindërve të mi, gjithë atyre që kanë menduar t’i shesin shtëpitë për t’u larguar nga Gjakova që nga data 4 nëntor t’i hiqni shpalljet për shitje nga dyert tuaja dhe të fillojmë punën së bashku për zhvillimin e Gjakovës”, u shpreh Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se ka ardhur koha që truri t’i kthehet Gjakovës në mënyrë që të ndihmojmë komunën të zhvillohet dhe më pas edhe gjithë Kosovën. “E di mjaftë mirë se shumë qytetarë janë larguar, që shumë të rinj kanë studiuar dhe punojnë jashtë Gjakovës, por është momenti që t’i kthehet truri Gjakovës, të fillojmë së bashku të përmbyllim një kapitull të errët të këtyre viteve dhe pasi që ta kemi zhvilluar komunën tonë, së bashku të dëshmojmë se mundemi të udhëheqim edhe Kosovën ashtu siq bënë dikur paraardhësit tanë”, vazhdoi kandidatja e AKR-së.

Kusari-Lila u shpreh se Qeverisja lokale e Gjakovës ka treguar se është e mbyllur dhe se nuk e dëshiron zhvillimin, andaj ajo ka ftuar qytetarët e pranishëm që të votojnë më 3 nëntor AKR-në si alternativën e vetme për ndryshimin e madh për Gjakovën./radiogjakova/