.
Published On: Thu, Oct 3rd, 2013

Filloi fushata në Gjakovë (FOTO&VIDEO)

Share This
Tags

kand-gjk-550Gjakovë- Edhe zyrtarisht ka nisur fushata për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Partitë më të mëdha së bashku me simpatizantët dhe nën driten e fishekzjarreve kanë nisur rrugëtimin 30 ditorë deri më 2 nëntor, datë kur fillon heshtja zgjedhore.

Kandidati i AAK-së që synon mandatin e tretë, Pal Lekaj ka uruar për fushaten dhe është shprehur i bindur në fitoren e tij. Ai ka premtuar fushatë të qetë. “Unë lus të gjithë garuesit, ata që janë në listë për kandidatë për kryetar, ata që janë prijës të subjekteve, ata që janë në listë për asambleistë, të kenë në komoditetin e një garuesi fer, me qetësi dhe pa asjnjë nxitje, pa futur urrejtje, por si një vëllazëri shqiptare, të ndijmë nevojën që votuesi të na përzgjedhë. Nuk na duhet asnjë ekces, jo vetëm për faktin se po monitorohemi, por, për arsyen e shëndoshë, se jemi në vendin tonë, jemi me njerëzit tanë, jemi për të mirën e tyre dhe për ne e projektojmë ardhmërinë”, ka shkruar ndër të tjera Lekaj. lekaj-hapja Ndërsa, kandidatja e AKR-së, Kusari-Lila shkurtimisht përmes profilit të saj në Facebook ka thënë se ndryshimi për Gjakoven po vjen. “Ja pra filloi, edhe një sfidë, edhe një mundësi për ndryshim. Kësaj radhe Vetem Mimoza Per Gjakoven. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar ajo. Të rinjët e AKR-së pas orarit zyrtar të fillimit të fushates kanë “mbushur” qiellin me fishekzjarre.
Festa e AKR-së

Luan Gola bashkë me kandidatët për Asamble nga kjo parti janë mbledhur në degën tyre dhe në fjalen e rastit, duke kritikuar qeverisjen e deritashme lokale, ka thënë se ka ardhur koha për ndryshime dhe zgjidhja mbetet LDK-ja. “Gjakova si djep i figurave dhe liderëve kombëtar që ditën të nisin, të bëjnë dhe të zhvillojnë lëvizjet demokratike dhe kombëtare ne vend, e meriton një parti serioze dhe te fortë sic është LDK-ja dhe bashkë me të të kthejë Gjakovën në një normalitet ku institucionet lokale gjegjësisht komuna do të konsolidohet dhe ku do t’i rikthehet dinjiteti i saj”, është shprehur Gola.

gola-hapja

Para shumë simpatizantëve dhe antarëve të PDK-së dhe në prani të shefit të grupit parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci kandidati për kryetar të komunës, Hajdar Beqa edhe zyrtarisht bëri hapjen e fushatës. Duke i falenderuar të gjithë të pranishmit Beqa përcolli mesazhet për një garë korrekte zgjedhore si dhe u siguroi të gjithë antarësisë se fitorja e PDK-së do të jetë e pashmangshme dhe ndryshimi i shumë pritur do të vijë përmes kësaj partie.
beqa-hapja Edhe kanidatja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci përmes Facebook-ut ka uruar për fushaten por nuk ka harruar të thumbojë kundërkandidatët duke “luajtur” përmes sloganeve të tyre. “Ditë më të mira do të vinë! Gjakova ka nevojë për ndryshime. Nuk mund të #vazhdoj më kështu. Nuk mund të #rikthesh atë që u ke dhënë të tjerëve. #Vetëm, nuk është e mundshme. Të ndryshojmë së bashku Gjakovën! VETËVENDOS! VOTO 61”, ka shkruar Nagavci./radiogjakova/

Festa e PDK-së