.
Published On: Mon, Nov 25th, 2013

Filloi fushata II

Share This
Tags

lekaj-kusariGjakovë- Kur akrepat shënuan orën 00:00 të datës 25 nëntor  në Kosovë edhe zyrtarisht u hap fushata zgjedhore për shumicen e komunave të Kosovës të cilat shkojnë në balotazh.

Fushata pritet të zgjatë pesë ditë, deri të premten, ndërsa të shtunen hyjmë në heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në oren 19:00 të së dieles së 1 dhjetorit, orë kur parashihet të mbyllen gjitha qendrat e votimeve.

Në Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila e cila doli e para pas raundit të parë do të jetë në garë me kryetarin aktual, kandidatin për mandatin e tretë, Pal Lekajn, i cili doli i dytë.

lekaj-mimoza

Për diten e parë të fushatës, Kusari-Lila ka paraparë tri takime të cilat do zhvillohen pasdite. Nga ora 16:00 do takohet me banorët e fshatit Bardhaniq, nga ora 18:00 do jetë në Ponoshec, ndërsa prej orës 20:00 do jetë me banorët e nëndegëve shtatë dhe tetë në “Oita 2”.

Ndërsa, kandidati i AAK-LDD-së, Pal Lekaj ka paraparë dhjetë takime për diten e hënë. Nga ora 13:00 do jetë në fshatin Rogovë, në 14:00 do jetë në Lipovec, në 15:00 në Demjan, një orë më vonë në Bec, në ora 17:00 në Cërmjan, në ora 18:00 në Gërgoc, gjysëm ore më vonë në Zhabel, në 19:00 në Shqiponjë, në orën 20:00 do takohet me të rinjët e Gjakovës në “Hotel Jakova”, ndërsa në oren 21:00 do takohet me banorët e fshatit Molliq.

Siç ka paralajmëruar shtabi i Pal Lekajt, në të gjitha takimet e këtij të fundit do jetë i pranishëm edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj./radiogjakova/