.
Published On: Tue, Aug 22nd, 2017

Fishekzjarre e kanaçe birre, Vëllaznimi e Munishi në Disiplinë

Share This
Tags

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të merret me skuadrën e Vëllaznimit, trajnerin Ismet Munishi dhe gjyqtarët e ndeshjes pasi nga raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe pamjet televizie janë vërejtur disa shkelje.

Për ekipin e Vëllaznimit thuhet të jetë motiv ndezja dhe hedhja e flakadanëve në minutat 47’, 58’, 73’ dhe 93’ si dhe hedhja e një kanaçe birre në drejtim të gjyqtarit anësor Berisha.

Për trajnerin Munishi akuza është për reagime jo sportive ndaj vendimeve të gjyqtarëve gjatë tërë ndeshjes.

Ndërsa, pikërisht për tolerim ndaj këtyre sjelljeve të trajnerit të kuqezinjve, Komisioni i Disiplinës së FFK-së do të merret edhe me gjyqtarët e ndeshjes Burim Jahmurataj dhe Gramoz Shala./radiogjakova/