Frrokaj: Për Asamble votoni PSHDK-në, për kryetar Palin
Gjakovë- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, dega në Gjakovë, ka hapur fushatën elektorale në Gjakovë. Në këtë takim të pranishëm ishin dhe kryetari i PSHDK-së, Ukë Berisha dhe strukturat tjera të partisë.
Në fjalen e kryetarit të PSHDK-së në Gjakovë, aletatit më të madh të qeverisjes së Pal Lekajt, Janez Frrokaj tha se lista e kandidatëve për Asamble që ka partia e tij e kanë zili gjitha të tjerat. Ai ju bëri apel simpatizantëve të mbledhur që për kryetar të votojnë Pal Lekajn e AAK-së, kurse për Asamble partinë e tij.
“Kërkojmë nga secili prej jush që gjer në diten e zgjedhjeve të punojnë në senbilizimin e elektoratit që të dalin sa ma shumë në zgjedhje dhe me datën 3 nëntor secili nga jut ë marrë më vete edhe nga 20 votues të tjerë dhe ata të përkrahin fuqishëm PSHDK-së si dhe kryetarin e Komunës zotin Pal Lekaj”, është shprehur Frrokaj.
Kryetari i PSDHK-së, Ukë Berisha tha se Gjakova është një çerdhe e fuqishme e demokristianëve të Kosovës dhe se prêt një fitore të rëndësishme në Gjakovë më 3 nëntor. “Parimi themelor i Partisë Demokristiane të Kosovës është dinjiteti i personit sepse pa person me dinjitet nuk ka shoqëri të lirë dhe të shëndoshë. Ky parim është një udhërrëfim për partinë tonë, një parim që na çon drejt Evropës së bashkuar”, ka thënë Berisha.
PSHDK-ja e cila aktualisht ka katër këshilltarë në Kuvendin Komunal të Gjakovës, garon veç për Asamble. Në listen e kandidatëve të kësaj partie për asambleistë, pos kryetarit të degës, Frrokaj, ndër të tjera ishin dhe Bernard Frrkoaj, Mark Komani e Anton Shala të gjithë pjesë e qeverisjes lokale si udhëheqës të drejtorive.
“Parimi themelor i Partisë Demokristiane të Kosovës është dinjiteti i personit sepse pa person me dinjitet nuk ka shoqëri të lirë dhe të shëndoshë. Ky parim është një udhërrëfim për partinë tonë, një parim që na çon drejt Evropës së bashkuar”, ka thënë Berisha.
“Kërkojmë nga secili prej jush që gjer në diten e zgjedhjeve të punojnë në senbilizimin e elektoratit që të dalin sa ma shumë në zgjedhje dhe me datën 3 nëntor secili nga jut ë marrë më vete edhe nga 20 votues të tjerë dhe ata të përkrahin fuqishëm PSHDK-së si dhe kryetarin e Komunës zotin Pal Lekaj”, është shprehur Frrokaj./radiogjakova/