.
Published On: Wed, Nov 27th, 2013

Fushata, aktivitetet e së mërkures

Share This
Tags

lekaj-mimozaGjakovë- Do të vazhdojnë takimet e aktivitetet tjera elektorale, në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të Gjakovës, konkretisht garës së balotazhit.

Kandidatja e AKR-së Mimoza Kusari – Lila ditën do ta fillojë në orën 12:00 me një vizitë në Qendrën Tregtare “Nertili”, për të vazhduar në orën 13 e 30 para Hotel Pashtrikut ku do të presë një grup bashkëqytetarësh që do vijnë në Gjakovë për të votuar, pastaj do ketë një vizitë në Hendikos, në orën 15:00 takohet me gra në fshatin Rogovë, kurse në orën 16:00 do të ketë një takim tjetër me banorë të fshatit Rogovë.

Në orën 18 në restorantin “Oita 3” Kusari – Lila takohet me banorë të bashkësive lokale 4 dhe 5, ndërsa një orë më vonë, në orën 19:00, po në “Oita 3” takohet me banorë të bashkësive lokale 1 dhe 6. Kusari – Lila do ta mbyllë angazhimin ditor me vizitën në fshatin Skivjan, vizitë e cila do të bëhet në orën 20:00.

Kandidati i AAK-së Pal Lekaj për të mërkuren ka programuar 3 aktivitete dhe ato në orët e mbrëmjes. Aktivitetin e parë, konkretisht takimin me banorët e paralagjës “Dardania” do ta mbajë në orën 19 e 30 në hotel Europa. Në orën 20 e 30 Lekaj do të takohet me banorët e Skivjanit, ndërsa në orën 21 e 30 do të takohet me banorët e fshatit Devë. Në të tri këto takime, i pranishëm do të jetë edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.