Fushata, Dushi vijon takimet me qytetarë
Aleanca Kosova e Re, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, të enjten mbrëma ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes “Honk”.
Duke prezantuar pjesë të programit zgjedhor, kryetari i degës së AKR-së në Gjakovë, njëherit kandidat i këtij subjekti politik për kryetar të komunës, Edmond Dushi, dëgjoi hallet dhe problemet e banorëve.
Ai ju premtoi se të gjitha problemet të cilat janë në kuadër të kompetencave të komunës, do të zgjidhen nëse AKR-ja bëhet pjesë e kreut komunal në Gjakovë.
Në këtë takim u bë edhe prezantimi i kandidatëve të Aleancës Kosova e Re për kuvendarë të ardhshëm të Asamblesë komunale në Gjakovë./radiogjakova/