Futsal Cup, Liburni kundër ish-skuadrës së trajnerit gjakovar
Ekipi i futsallit Liburni, që po shkëlqen në arenën europiane, ka mësuar grupin ku do të garojë në fazën “Main round” të Futsal Cup.
Skuadra gjakovare do të garojë në grupin e e pestë së bashku me kampionin e Kroacisë dhe mikpritësinë e ndeshjeve të këtij grupi, Nacional Zagreb.
Nacional deri para pak ditësh udhëhiqej nga trajneri gjakovar Kujtim Morina, por ai vendosi të largohej për të vazhduar karrierën e tij në Slloveni.
Në grupin e 5 është edhe kampioni i Francës, Garges Djibson.
Liburni do të duhej të përballej edhe me kampionin e Maltës, St Andrews, por Komiteti i Urgjencave të UEFA-s ka ndërhyrë dhe ka zhvendosur kampionin e Armenisë, skuadrën Leo, në grupin e pestë.
Arsyeje për këtë është vendimi i këtij komiteti që klubet nga Armenia dhe Azerbajxhani nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.
Leo do të duhej të bënte pjesë në grupin e 8, ku prej kohësh ishte caktuar që aty do të garonte skuadra azere Araz Naxçivan. Kështu që Leo dhe St. Andrews kanë ndryshuar grupet.
Ndryshe, ndeshjet e grupit të Liburnit do të luhen ndërmjet 10 dhe 15 tetor në Zagreb. Fituesi i këtij grupi do të bëhet pjesë e grupit prej 16 skuadrave që do të kalojnë në fazën “Elite round”./radiogjakova/