.
Published On: Sat, Mar 31st, 2018

Futsall, Juniku befason Liburnin, ia shkakton humbjen e dytë

Share This
Tags

Të shtunën në palestrën sportive “Ereniku” në Junik u zhvillua ndeshja e javës 13-të Superligës së Kosoves në futsall ndërmjet Junikut dhe Liburnit.

Pas nje ndeshje me aksione te shumta shënimi, ndeshja përfundoi me rezultat 7-3 në të mirë të Junikut. Kjo ishte nje humbje befasuese nga Liburni ku dihet qe në këtë ndeshje hyri si favorit.

Golat për Liburnin i realizuan Selmanaj, Selimi dhe Qestaj.

Pas 13 takimeve te zhvilluara, Liburni mbetet në pozitën e dytë me 31 pikë të tubuara.

Javën e ardhshme Liburni mirëpret Prishtinën në ndeshjen derbi që do të luhet në Gjakovë.