.
Published On: Mon, Sep 4th, 2017

Gara në Kullë, Klasa 6 dominohet nga garuesit gjakovarë

Share This
Tags

Aktivitetet e Federatës së Auto Sportit të Kosovës vazhduan edhe fundjavën e kaluar me garën që u zhvillua në Kullë të Pejës. Madje, kjo garë ishte e veçantë, pasi ishte e vlefshme edhe për Kampionatin e FIA për Zonën e Europës Qendrore.

Ndër garuesit gjakovarë u dallua Besfort Hana i autoklubit HCR Gjakova që doli i pari në Klasën e 6. Menjëherë pas tij u radhit Bekim Kadria i autoklubit Gjakova 137, ndërsa në vendin e tretë Yll Rugova i HCR Gjakova.

Edhe dy garues të tjerë të autoklubit HCR Gjakova, Valon Jaha dhe Leonit Thaçi u treguan të suksesshëm kur në Klasën e 8 u renditën në vendin e dytë, respektivisht të tretin.

Sa i përket renditjes ekipore, HCR Gjakova vazhdon të jetë në vendin e tretë me pikë të barabartë e autoklubin Kaçandolli, gjithsej 47, dhe 3 më pak se vendi i parë Prizreni që ka grumbulluar 50 pikë.

Ndryshe, në renditjen e përgjithshme, garën në Kullë të Pejës e fitoi garuesi nga Polonia, Duda./radiogjakova/