.
Published On: Wed, Aug 23rd, 2017

Gashi lutje tifozëve: Kujdes gjatë ndeshjeve, s’i përballojmë edhe gjobat

Share This
Tags

Kryetari i klubit Vëllaznimi, Shkëlzen Gashi, reagoi pas vendimit të Komisionit të Garave për të inicuar procedurë disiplinore ndaj kuqezinjve.

Ai fillimisht ka përgëzuar futbollistët për angazhimin maksimal dhe fitoren ndaj Lirisë së Prizrenit dhe mbështetjen sportive nga ana e tifozërisë.

Mirëpo Gashi, bazuar në barrën e rëndë financiare të menaxhimit të klubit, të cilën e rëndojnë edhe dënimet e Federatës ka kërkuar nga tifozët që të mos hedhin gjësende në fushë dhe të mos bëhemi shkas i dënimeve të reja financiare.

“I kisha lutur tifozët që me sjelljet e tyre, hedhje të gjësendeve në fushë dhe ndezje të fishekzjarrëve të mos bëhen shkas për dënime. Me hyrjen e Kosovës në UEFA dhe FIFA kontrollet dhe masat janë shumë të ashpra, ndërsa fondi ynë, pa mbështetje nga të tjerë sponsorë, që mezi po i përballon shpenzimet e menaxhimit të klubit, nuk mund t’i përballojë”, ka thënë kryetari i klubit futbollistik Vëllaznimi, Shkëlzen Gashi./radiogjakova/