.
Published On: Thu, Jul 24th, 2014

Genc Hoxha: Me fondin aktual të futbollistëve, paraqitje solide në kampionatin e ri

Share This
Tags
 Genc Hoxha
Në fillim të javës së ardhëshme, në Federatën e Futbollit të Kosovës do të hedhet shorti për garat e superligës së futbollit të Kosovës, me c’rast do të dihet edhe kalendari i ndeshjeve dhe skuadrave rivale. Kampionati i ri në elitën e futbollit kosovar do të filloi me 16 gusht.
Ndërkohë futbollistët e Vëllaznimit me emërimin e shtabit të ri teknik, të cilit i prin Genc Hoxha, kanë shtuar dinamikën e përgatitjeve duke shtuar edhe numrin e stërvitjeve edhe nga dy herë në ditë. Roland Duraku, Arjan Jasiqi dhe Lekë Vula janë futbollistët që kanë freskuar radhët e Vëllaznimit nga formacioni i kampionatit të kaluar, ndërsa udhëqheqësia e klubit është në kërkim edhe të përforcimeve tjera.
Kryetrajneri, Genc Hoxha, thotë se fondi aktual i futbollistëve mundëson paraqitje solide në garat e kampionatit të ri. “Ne do të punojmë intensivisht për të kompensuar ditët e humbura nga starti i vonuar i përgatitjeve, po punojmë edhe nga dy herë në ditë, për të pasur paraqitje sa më të suksesshme në gara“, ka thënë Hoxha i bindur në gadishmërinë dhe përkushtimin e futbollistëve, shtabit teknik dhe kryesisë së klubit.