Gjakova në heshtje zgjedhore
Gjakovë- Pas 30 ditë fushate elektorale, mjaft të ngjeshur dhe aktive, kemi hyrë në ditën e heshtjes parazgjedhore, ditë që i paraprinë ditës së diele, asaj të votimit. Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe gjithçka do të jetë gati për ditën e diele.
Të rikujtojmë se në zgjedhjet e sivjeme, 107 mijë e 660 votues potencial kanë mundësi të zgjedhin kandidatët e preferuar për Asamblenë komunale nga 13 subjekte politike, ndërsa prej tyre kanë mundësi të votojnë vetëm për 5 kandidatë për kryetar të komunës.
Sipas të dhënave përfundimtare, në Gjakovë janë gjithsejt 32 qendra votimi, 10 prej tyre në qytet e 23 tjera në fshatrat e komunës së Gjakovës. E teksa organizatorët premtojnë se janë gati që këto zgjedhje të kalojnë me sukses, edhe partitë politike kanë premtuar se do të angazhohen për mbarëvajtje të procesit, me theks të posaqëm tek mos keqpërdorimi i votës.
Duke ditur se votimi është një proces shenjtë dhe në gjithë botën demokratike votohet me vetëdije për një jetë më të mirë individuale e kolektive, të gjitha partitë politike apelojnë tek qytetarët që duke votuar në menyrë masovike dhe mbi të gjitha në menyrë të qetë, të dëshmojnë se edhe populli e ka vendin e merituar mes popujve tjerë evropian./radiogjakova/