GJAKOVA VOTON!
Gjakovë- Qytetarët e komunës së Gjakovës deri në oren 19:00 të së dieles kanë mundësi të votojnë njërin prej dy kandidatëve për kryetar të tyre.
Raundi i dytë i zgjedhjeve që po mbahet sot (e diele) në gjithë Kosovën ka nisur edhe në Gjakovë me shpresën se gjithçka do mbarojë qetë.
Në komunën e Gjakovës janë gjithsej 28 qendra votimi, shtatë prej të cilave janë në qytet ndërsa 21 tjera nëpër fshatra.
Qendra më e madhe e votimit është ajo 0202X ose shkolla fillore “Yll Morina” me 15 mijë e 136 votues. Ajo ndiqet nga qendra 0202C ose shkolla “Mustafa Bakija” me 9 mijë e 444 votues dhe qendra tretë më e madhe është ajo 0205C ose shkolla “Zekeria Rexha”.
Radio Gjakova ka filluar programin maratonë për balotazh ku gazetarët raportojnë nga qendrat e votimit për të njoftuar me më të rejat e ditës./radiogjakova/