Gola në Bajram Curri, premton më tepër bashkëpunim
Bajram Curri- Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Agron Demoshi, priti kandidatin për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e LDK-së, Dr. Luan Gola.
Me këtë rast, Demoshi falenderojë Golën dhe stafin e tij për vizitën bërë Bashkisë së Bajram Currit, duke konsideruar që ky takim është një shenjë e mirë e bashkëpunimit që pritet të ndodhë në mes dy komunave asaj të Gjakovës dhe Bajram Currit.
“Jam i bindur se me fitoren e juaj në Komunën e Gjakovës, ky bashkëpunim do të jetë i mirëfillët dhe i forte në mes nesh, ne kemi pasur bashkpunim shumë të zbetë në mes të Gjakovës dhe Bajram Currit edhe pse këto dy vende janë komunat e para ndërkufitare, andaj urojë që me ardhjen e juaj në udhëheqje të Komunës së Gjakovës ky bashkpunim do të jetë shumë më i madh dhe frytëdhënës për vendet tona”, u shpreh Demoshi raporton Zyra për Informim e LDK-së.
Kryetari Gola, u shpreh që si Lidhje Demokratike e Kosovës në Gjakovë, kemi projektuar platformën për Gjakovën, ku bashkëpunimi ndërkufitar zë një vend shumë më rëndësi e ku parashihet që ky bashkëpunim të shtrihet në fushën e turizmit dhe trashegëmisë kulturore që kanë këto dy vende.