.
Published On: Thu, Oct 24th, 2013

Gola në Dol, prezanton platformen për Gjakovën

Share This
Tags

gola-dolGjakovë- Në vazhdën e takimeve elektorale, kandidatit për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e LDK-së, Luan Gola mbajti një takim në fshatin Dol, me ç’rast para të pranishmëve prezantoi kandidatët për Asamblenë komunale nga ky fshat si dhe prezantoi Platformën e LDK-së për Gjakovën.

Me këtë rast Gola tha se Lidhje Demokratike e Kosovës dega në Gjakovë, ka arritur që të inkuadrojë kuadro të reja dhe profesionale, nga të gjitha regjionet, gjë që ka ndikuar që kjo parti ta ketë listën më gjithëpërfshirëse për Asamblenë komunale.

Ai shtoi se objektivi kryesor i LDK-së mbetet zhvillimi ekonomik dhe përmes fondit të siguruar për garancitë bankare tu ofrojë të rinjëve dhe të rejave qasje më të lehtë në ndërmarrësi.

Gola u shpreh se fokusi kryesor i qeverisë së ardhme të udhëhequr nga LDK-ja do të jetë rritja e bashkëpunimit dhe partneritetit publiko–privat. Në këtë takim foli edhe nënkryetarja e LDK-së Teuta Sahatqija dhe kandidatët për Asamblenë komunale nga ky regjion./radiogjakova/