Gola një sërë premtimesh për fushën e shëndetësisë
Gjakovë- Kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së, Luan Gola ka takuar përfaqësuesit e sindikatave shëndetësore dhe punëtorët e shëndetësisë për të prezantuar para tyre programin për fushën së cilës i përkasin.
Në fjalën e tij Gola u shpreh që Gjakova në rrafshin shëndetësor specifikohet me tre nivele të shëndetësisë, ku ndër sfidat kryesore mbetet që në shëndetësinë primare të bëhet ndryshimi i statusit, gjë e cila do t’i rikthente kompetencat e marra të QKMF-së, po ashtu problematikë tejet serioze mbetet mungesa e listës esenciale të barnave në Qendrat e Mjekësisë dhe në Spitalin Regjional të Gjakovë si dhe obligimet e pa mbuluara në periudhë dy vjeçare të punëtorëve shëndetësor në vlerë prej 42 euro.
“Ne do të fillojë procesin e rajonalizimit të popullatës dhe zgjedhjen e mjekut familjar si dhe regjistrimin e tërë familjes te mjeku më i afërt familjar, do të japë përkrahje të programeve promovuese dhe parandaluese të shëndetit oral nga mjekët stomatologë dhe realizimi i skrening programi i kariesit tek nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës si dhe shumër projekteve tjera”, ka thënë Gola gjatë këtij takimi.
Komuna, sipas Golës, nën udhëheqjen e LDK-së do të promovojë fuqishëm programin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të të gjithë profesionistëve shëndetësorë si dhe do të racionalizojë shpenzimet e bazuara në kosto efektivitetin e shërbimeve në QMF dhe orientimin e fondeve në përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë./radiogjakova/