.
Published On: Thu, Oct 3rd, 2013

Gola: Njerëzit tanë janë me duar të pastra

Share This
Tags

gola-hapjaGjakovë- Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë pati një takim me kandidatët për Asamble komunale dhe me gazetarë. Kandidati i saj për kryetar Luan Gola, ka ftuar qytetarët që ta votojnë LDK-në, si e vetmja alternativë për rimëkëmbjen e komunës së Gjakovës.

“Unë si kandidat për kryetar komune dhe si kryetar dege, kryesia e degës dhe gjitha strukturat e degës për zgjedhjet 2013 i kemi ofruar elektoratit gjakovar një opsion shumë të mirë të përzgjedhjes, opsionin e njerëzve me duar të pastra duke respektuar të gjitha specifikat që komuna jonë i ka”, ka thënë Gola në fjalën e tij.

Ai ka thënë se nga një qytet shembull dikur, Gjakova sot është kthyer në një qytet fantazmë dhe për këtë e ka akuzuar drejtpërsëdrejti pushtetin lokal, pasi sipas tij ky qytet ka instaluar dhe institucionalizuar Keq qeverisjen, abuzimin me paranë publike, abuzimin me pronat, papunësinë e lartë, largimin e të rinjve, krimin, fajdetë dhe sekseret.

Gola ka rikujtuar para të mbledhurve edhe premtimet e pa realizuara të partisë në pushtet dhe partive tjera që kanë qeverisur në qendër, ndërsa ka apeluar tek qytetarët që të mos e pranojnë mashtrimin edhe në këto zgjedhje, duke votuar përsëri për të njëjtat parti./radiogjakova/