Gola: Për Qeverinë lokale më të rëndësishme drekat sesa personat me sindromin Down
Gjakovë- Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga rradhët e LDK-së Luan Gola, i shoqëruar nga nënkryetarja e partisë, Teuta Sahatqija dhe bashkëpuntorë tjerë kanë vizituar Shoqatën e Personave me Sindromin Down dhe familjarët e tyre.
Gola, duke cilësuar që këta persona me deomos duhet të integrohen në shoqërinë tonë, akuzoi qeverin lokale për injorim të nevojave elementare të këtyre personave. “Komuna është në gjendje që me mijra euro t’i shpenzojë në dreka, derivate dhe nuk e sheh të arsyeshme që sëpaku të ndajë një fond për sigurimin e transportit të këtyre personave”, tha Gola.
Koordinatorja e shoqatës, Gjylfidane Rraci, u shpreh që nevojat e kësaj shoqate janë të shumta, duke kërkuar që të rrespektohen Ligjet e Kosovës dhe jo të diskriminohen këta persona, sidomos në sferën e arsimit dhe njëherit të bëhet më shumë në sigurimin e transportit për këta persona, pasi që mbetet pengesa kryesore për zhvillimin e aktivitetit të tyre.
“Unë ju falenderojë që përherë keni gjetur kohë që sëbashku të bashkpunojmë dhe përmes aktiviteteve të juaja t’i integrojmë këta persona”, u shpreh Rraci.
Kandidati i LDK-së ka shpalosur programin e tij për këtë kategori njerëzish i cili, sipas tij, bazohet në katër shtylla dhe është ndërtuar pas konsultimeve me këto shoqata dhe grupet tjera të interesit./radiogjakova/