Gola takime në Pnish dhe Babaj të Bokës
Gjakovë- Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës, nga rradhët e LDK-së, Luan Gola, në vazhdën e takimeve elektorale me qytetarët e Komunës së Gjakovës, kishte dy takime ndarazi në fshatrat Pnish dhe Babaj të Bokës.
Gola pasi shpalosi platformën për Gjakovën nga LDK, bëri edhe prezentimin e kandidates për këshilltare komunale e cila vie nga fshati Babaj e Bokës, Marigonë Sadriu.
“Ndjehem tejet e emocionuar dhe falenderuese ndaj kësaj përkrahje e cila më vie mua personalisht dhe Lidhjes Demokratike të Kosvës. Si degë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjakovë kësaj radhe kemi pasur fat që të kemi njeriun e duhur në kohën e duhur, andaj ju ftoj të gjithë juve të cilët i jepni frymë Lidhjes Demokratike të Kosovës, të dilni me 3 nëntor dhe të votoni Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryetar të komunës Dr. Luan Gola”, tha Sadriu.
Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe trashëgimtari i veprimtarit dhe kryetarit të parë të LDK-dega në Gjakovë, Urim Rexha, dy trashëgimtarët e veprimtarit të shquar të LDK-së, Prof. Mark Malota, dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjakovë.