.
Published On: Wed, Oct 23rd, 2013

Gola takohet me aktorët e TPGJ-së

Share This
Tags

gola-aktoretGjakovë- Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës Luan Gola dhe disa nga kandidatët për asamblenë komunale të Gjakovës, nga ky subjekt politik, janë takuar me aktorët e Teatrit Profesionist të Gjakovës, me të cilët kanë bashkëbiseduar për situatën e këtij institucioni vital të kulturës gjakovare dhe mundësitë e përmasimit të kësaj situate.

Duke mos mohuar përgjegjësitë e pushtetit të kaluar të LDK-së, Gola ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet, do të angazhohet për përmisimin e gjendjes në Teatër dhe kthimin e këtij institucioni në një vatër të nderuar të kulturës, ashtu siç edhe ka qenë në të kaluarën.

Duke i dhënë përkrahje kandidaturës së Golës, aktorët e Teatrit Profesionist të Gjakovës kanë thënë se presin nga ai që të ndihmojë këtë institucion në rimëkëmbjen e tij./radiogjakova/