.
Published On: Mon, Oct 28th, 2013

Gola vazhdon takimet nëpër fshatra

Share This
Tags

gola-takimetGjakovë- Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës Luan Gola ka zhvilluar katër tubime elektorale me qytetarë të Gjakovës, përkatësisht në fshatrat Bishtazhin, Kralan, Ponoshec dhe Skivjan.

Në fjalën e tij para këtyre banorëve,  Gola ka shpalosur vizionin për të pranishmit, pjesë nga platforma e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjakovë, duke mos lënë anash as kritikat drejt pushtetit aktual të komunës.

“Drejtues të cilët për një mandat, për dreka e darka si dhe për telefona e karburante për automjete, harxhojnë mbi 900 mijë euro, kur në anën tjetër kemi largim të të rinjve nga 1000 deri 1200 në vit, biznes të shkatërruar dhe kur mbi 50% e fshatrave të Komunës së Gjakovës, nuk kanë ujë të pijes, nuk kanë dhe nuk duhet të kenë as guximin të dalin të kërkojnë, e lere më të marrin votën tuaj”, ka thënë Gola para këtyre banorëve.

Në këto takime kanë folur edhe Teuta Sahatqija,  Armend Zemaj dhe Naser Rugova./radiogjakova/