Granit Godeni, i pari në 4 gara në not
Notari i ri i klubit Vëllaznimi, Granit Godeni ka fituar katër nga pesë medalje e mundshme në kampionatin e Kosovës që është mbajtur në Durrës të Shqipërisë.
Në konkurrencë shumë të madhe në pishinë olimpike, Godeni, i cili ishte përfaqësuesi i vetëm i klubit gjakovar, ka fituar medalje të artë në disiplinat 50 metra shpinë, 100 metra krol, 100 metra shpinë dhe 200 metra stil i përzier.
Ndërsa ka përfunduar në vendin e tretë në disiplinën 50 metra krol, ka njoftuar klubi i notit Vëllaznimi./radiogjakova/