.
Published On: Tue, Jul 4th, 2017

Hadi Shehu, aktori i pavdekshëm…

Share This
Tags


“Një njeri i papërsëritshëm nuk vdes kurrë”, janë fjalët e Murteza Nurës në dokumentarin biografik të Hadi Shehut, aktorit të madh shiptar që mbylli sytë përgjithmonë më 13 mars të këtij viti.

KTV solli dokumentarin që flet për Hadi Shehun në skenë dhe jashtë saj përmes rrëfimeve interesante të familjarëve, miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve të ngushtë të aktorit të ndjerë.

“Hadi Shehu, aktori i pavdekshëm…” vjen përmes rrëfimeve të vëllezërve të Hadiut, Nexhmedin e Jahja Shehut dhe djalit të tij, Betimit.

Po ashtu, për Hadiun në skenë dhe jashtë saj flasin regjisorët dhe aktorët Ekrem Kryeziu, Haqif Mulliqi, Gëzim Kame, Isa Alibali, Agim Selimi, Ilir Bokshi, Myrvete Kurishi dhe Rajmonda Bulku.