.
Published On: Thu, Jan 8th, 2015

Hashim Rraci trajner i ri i KB Vëllaznimit

Share This
Tags

hashim-rraciKB Vëllaznimi duket se e ka gjetur pasardhësin e Jeton Nixhës, i cili u largua ditë më parë nga klubi. Drejtuesit e klubit gjakovar janë shumë afër arritjes së marrëveshjes me trajnerin, Hashim Rraci, i cili e kishte drejtuar edhe në të kaluarën këtë skuadër.

“Hashim Rraci është opsioni më i mundshëm për trajner të ri të Vëllaznimit. Ai është një legjendë e basketbollit gjakovar dhe me të vërtetë ka qenë në dispozicion të klubit sa herë që ka qenë e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i “kuqezinjve”, Afrim Kamishi.

Gjakovarët janë duke i bërë hesapet për pjesën e dytë të sezonit dhe varësisht prej mundësive, do të angazhojnë edhe basketbollistë të huaj.

Ata janë të interesuar ta mbajnë basketbollistin Dino Hodziç, i cili po ashtu dëshiron të kthehet në Gjakovë, kurse Marijo Hajdiç sipas të gjitha gjasave nuk do të kthehet në Gjakovë. Vëllaznimi e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në pozitën e gjashtë./radiogjakova/