Hasi, edhe dy vite te Anderlechti
Belgjikë- Besnik Hasi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Anderlechtin. Ai do të drejtojë skuadrën për dy sezonet e ardhme, ku e pret një punë e vështirë për të rikthyer 32 herë kampionët e Belgjikës në vendin ku e meritojnë.
Hasi është shprehur shumë i lumtur për kontratën. “Jam trajneri më i lumtur në botë. Anderlehti është një skuadër e madhe dhe e di saktësisht çfarë duam të arrijmë së bashku. Dua të falënderoj klubin për besimin dhe zhvillimin tim si trajner.
“Gjithashtu dua të falënderoj trajnerët me të cilët kam punuar, kam mësuar shumë nga ta. Jemi të fokusuar në katër ndeshjet e fundit të “playoff-it”, dhe pastaj do të punojë me stafin dhe presidentin për sezonin e ri”, u shpreh Hasi./radiogjakova/










