.
Published On: Tue, Mar 13th, 2018

Hendboll, Trepça-Vëllaznimi në çerekfinale

Share This
Tags

Klubi i hendbollit Vëllaznimi do të luajë ndaj Trepçës në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Shorti i hedhur mesditën e së martës ka vënë si vendas ekipin mitrovicas që do të organizojë këtë ndeshje në palestrën “Minatori”. Ndeshja pritet të zhvillohet më 28 ose 29 mars.

Ndërkohë, pas përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit prej 18 xhirove, të martën nisin garat në pjesën e dytë të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj.

Në pjesën e dytë 6 skuadrat e para garojnë në Superligën A dhe kërkojnë një vend në “play-off”, kurse katër skuadrat e tjera garojnë në Superligën B për të siguruar ekzistencën në elitë.

Ndeshja e parë në Superligën A, përkatësisht në javën e 19-të të kampionatit, është ajo në mes Besa FamGas dhe Vëllaznimi. Kjo ndeshje luhet të martën në Pejë në ora 18:00.

Besa është kampione aktuale, ndërsa kryeson në tabelë me 34 pikë, ndërsa Vëllaznimi është i gjashti me 16 pikë.

Skuadrat i bartin pikët nga pjesa e parë e kampionatit dhe në Superligën A luhen edhe dhjetë xhiro tjera. Më pas nis “play-off”-i, ku kualifikohen katër skuadrat e para në tabelë./radiogjakova/