Hendboll, Vëllaznimi e nis me fitore
Hendbollistët e Vëllaznimit e kanë nisur mbarë kampionatin e ri të Superligës së Kosovës. Skuadra gjakovare mposhti 39-26 ekipin e Llapit në Podujevë.
Në këtë ndeshje, më i dalluari ishte hendbollisti gjakovar Endrit Peja që shënoi edhe 10 gola, i cili u ndihmua edhe nga kapiteni Isuf Leka.
Pas ndeshjes, trajneri Lulzim Nagavci u shpreh i lumtur me angazhimin dhe përkushtimin e hendbollistëve.
Në paralojë, edhe kadetët e Vëllaznimit shënuan fitore me rezultat 22-18.
Javën e ardhshme, kuqezinjtë presin në pallatin e sportit “Shani Nushi” skuadrën e kryeqytetit, Prishtina./radiogjakova/