Hendboll, Vëllaznimit i iken nga duart fitorja në Podujevë
Podujevë/Gjakovë- Hendbollistët e Vëllaznimit pas fitores me Samadrexhën luajten në Podujevë me Llapin vendas dhe barazuan 26: 26. Në pjesëlojën e parë hendbollistët e Vëllaznimit ishin më të mirë dhe avancuan me 15 :12 mirëpo në finish të lojës u mungojë koncentrimi dhe lëshuan nga duart një fitore të mundshme në teren jashtë Gjakovës.
Javën që vjen, Vëllaznimi luan në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” me skuadrën e Kosovës nga Vushtrria.
U zhvilluan edhe garat e hëndbollit për femra. Në Gjakovë u zhvillua ndeshja e mbetur kampionale në konkurrencën e femrave në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës që ka përfunduar me fitoren e mysafireve 23:36.
Vashat e Vëllaznimit të prira nga trajneri Nexhdet Dobroshi u munduan që të sfidojnë skuadrën me më shumë përvojë, por cilësia ishte në radhët e mysafireve.
Megjithatë, Vëllaznimi la përshtypje të mirë duke dëshmuar për lojën në ngritje që jep garancë për një sezon më të sukseshme në pranverë. Në radhët e Vëllaznimit më efikase ishin hendbollistet Arlinda Krasniqi me 8 gola të shënuar dhe Elvira Kamberi me 7 shënime./radiogjakova/