Hendboll, Vëllaznimi kërkon përkrahjen e tifozëve
Gjakovë- Ballafaqimi më interesant i javës së 10-të të Superligës së meshkujve në hendboll zhvillohet të shtunën mbrëma në palestrën sportive ‘Shani Nushi ‘ në Gjakovë.
Vëllaznimi e përforcuar me të rikthyerit në klub Arbër Curri, Besmir Kusari, Endrit Peja dhe “legjionarët” Hamëz Gjuka dhe Valbon Shala, do të përballët me skuadrën vushtrriase Kosova, e cila në këtë edicion të garave ka hyrë e dobësuar pa strategun e mirënjohur Skender Sahiti dhe lojtarët Hektor dhe Alban Dobroshi, Riste Trajkovski dhe Rijad Shabanaj që aderuan në skuadrat tjera kosovare.
Prandaj me të drejt pritet një takim i rrallë dhe cilësor dhe gjithsesi i nivelizuar, duke u bazuar në komponentët e theksuara më lartë, dhe forma momentale mund të vendos takimin, duke e ditur se skuadrat kanë rivalitet të lartë.
Vëllaznimi – Kosova, ora 18:00, palestra “Shani Nushi”./radiogjakova/