.
Published On: Thu, Sep 28th, 2017

Hoti viziton bizneset, QKMF-në e lagjen “Brekoc”

Share This
Tags

Kandidati për kryetar të komunës nga PDK, Ramadan Hoti, ka zhvilluar disa vizita në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit.

Fillimisht ai ka vizituar disa nga bizneset që operojnë në vjën e qendrës së qytetit, ku ka dëgjuar nga ta problemet me të cilat ballafaqohen.

Nga ana tij, Hoti tha se “biznesi i vogël dhe i mesëm janë motor të zhvillimit ekonomik, prandaj ky sektor do të ketë gjithë mbështetjen dhe vëmendjen gjatë mandatit tim qeverisës”.

Pastaj, Hoti, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë, vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ku u njoftua nga stafi mjekësor me ecurinë e punëve dhe vështirësitë që ballagfaqohet ky institucion shëndetësor.

Hoti u zotua para tyre se me ardhjen e tij në krye të komunës së Gjakovës shëndetësia do të zërë vendin e merituar në projektet komunale.

Mbrëmjen e së mërkurës, Ramadan Hoti ndaloi edhe në lagjen Brekoc ku prezantoi disa nga pikat e programit të tij për këtë pjesë të qytetit dhe garanatoi banorët se kërkesat dhe projektet e tyre do të gjejnë zgjidhje gjatë mandatit të tij qeverisës./radiogjakova/