Inaugurohet një pjesë e Çarshisë
Gjakovë- Të premten në mbrëmje është organizuar solemniteti i përurimit të një pjese të Çarshisë së Madhe, përkatësisht nga ish-Shkolla e Lartë Pedagogjike deri tek kryqzimi me rrugën e Mullirit në afërsi të Xhamisë së Hadumit.
Në këtë ceremoni fillimisht ka folur drejtoresha e drejtorisë komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjakovë, Leonora Rraci, e cila ka thenë se rivitalizimi i Çarshisë ka një rëndësi të veçantë në ruajtjen e trashigimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve, ndërkohë që ka potencuar edhe impaktin në zhvillim ekonomik të komunës.
Në anën tjetër, kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, ka folur për kontributin e komunës për realizimin e këtij projekti të rendësishëm, për të cilën gjë, si ka thenë ai, shumë kush ka qenë skeptik. “Qytetarë të Gjakovës ky është shembulli më i mirë se si ruhët trashigimia, ky është revitalizim i Çarshisë me të cilën ne do të krenohemi”, ju drejtua të pranishmëve Lekaj.
Në ceremoninë e përurimit solemn të një pjese të Çarshisë së vjetër në Gjakovë, ka folur edhe deputetja në Parlamentin e Kosovës, Teuta Haxhia si dhe kryetari i Bashkësisë Islame në komunën tonë, Ahmet Hoxha./radiogjakova/