IRDK-ja mbështet Pal Lekajn
Gjakovë- Inciativa e Re Demokratike e Kosovës e cila në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Gjakovë garon me kandidatë për Asamble komunale, ka mbajtur tubimin elektoral në prani edhe të strukturave më të larta të partisë.
Kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj tha se partia e tij është gardian i të drejtave të komunitetit egjipitian në instancat më të larta komunale dhe qendrore. Ai ka ftuar që të votohet IRDK-ja në mënyrë që të vazhdohet puna në të mirë të komunitetit që përfaqësojnë. Kryetari i IRDK-së, Neziraj ka orientuar elektoratin që për kryetar të Gjakovës ta votojnë Pal Lekajn e koalicionit AAK-LDD.
Në fjalen tij, kryetari i IRDK-së në Gjakovës dhe bartësi i listës, Bislim Hoti ka thënë se subjekti që përfaqëson është zëri i vetëm i komunitetit egjiptian në Komunën e Gjakovës. “Nuk dua të flas për projekte sepse ato i kemi realizuar në masë 220%, më shumë se ç’kemi premtuar, por ju them se punët tjera që kanë ngelur pa u bërë do t’i bëjmë brenda mandatit të ardhshëm”, u shpreh Hoti, teksa ka sulmuar disa individë që po përçajnë komunitetin egjiptian.
Me një fjalë rasti, para të pranishmëve, ju drejtua edhe Agim Koci, përfaqësues i AAK-së i cili garantoi mbështetjen e partisë së tij për IRDK-në./radiogjakova/