JEMI NË FINALE! Kupa do të vendoset mes Vëllaznimit dhe Prishtinës
Pas shumë vitesh, Vëllaznimi është kualifikuar n finale të Kupës së Kosovës në futboll. Ekipi gjakovar ka arritur të administrojë rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Drenicës duke marrë një barazim pa gola në ndeshjen e kthimit që u luajt pasditen e së mërkurës në Gjakovë dhe për t’u kualifikuar në finale.
Vëllaznimi bëri një ndeshje të kujdesshme me disa raste të mira shënimi, por kuqezinjtë nuk arritën të realizonin, njëjtë sikurse Drenica që nuk shrytëzoi rastet e saj. Në pjesën e parë rastet më të mira i pati Vëllaznimi që rrezikoi me Krasniqin dhe Chibuezen.
Në këtë fraksion loje u lëndua edhe lojtari më i mirë i Drenicës, Taulant Dajaku që u detyrua të lëshonte fushën. Në pjesën e dytë, Drenica rrezikoi në dy raste, por Vëllaznimi shpëtoi. Në minutën e tretë shtesë Chibueze kishte rast shënimi, por nuk shënoi duke bërë që ndeshja të përfundonte 0-0, rezultat ky që dërgoi Vëllaznimin në finale.
Duke theksuar se ndeshja u luajt në një atmosferë sportive ku të pranishëm ishin edhe tifozët e ekipit mysafir.
Në gjysmëfinalen tjetër, ndeshja mes Vushtrrisë dhe Prishtinës pas 120 minutatsh përfundoi 1-1, rezultat ky që kualifikoi Prishtinën. Finalja e Kupës do të jetë klasikja e futbollit kosovar Vëllaznimi-Prishtina./radiogjakova/