Jep dorëheqjen kryesia e KF Vëllaznimit
Gjakovë- Përmes një komunikate për media, kryesia e klubit të futbollit Vëllaznimi, ka njoftuar se jep dorëheqje nga të gjitha postet, detyrat dhe obligimet që i ka pasur në klub.
Sipas këtij njoftimi, akti i dorëheqjes vjen pas ndërrimit të qeverisë lokale, për faktin se si klub publik Vëllaznimi është menaxhuar dhe financuar pikërisht nga Kuvendi i Komunës së Gjakovës.
Përmes këtij njoftimi, kryesia e deritashme e ka njoftuar për dorëheqje qeverinë e deritashme lokale, atë të ardhshme dhe të gjithë tifozët e simpatizuesit e ekipit “kuqezi”, ndërsa ka shfaqur shpresën se kryesia e re që do të dalë nga qeverisja e re lokale, do të mund ta afirmojë edhe më shumë klubin e Vëllaznimit dhe sportin gjakovar në përgjithësi./radiogjakova/