.
Published On: Tue, Apr 3rd, 2018

Kadetet, Shqiponja shpallet kampione e Kosovës në hendboll

Share This
Tags

Krahas garave të senioreve, Federata e Hendbollit të Kosovës organizon garat edhe për grupmoshat e reja. Për grupmoshën e kadeteve, garat për edicionin 2017/18 kanë përfunduar.

Te kadetet, kampionati përfundoi këtë fundjavë. Kampione u shpall Shqiponja që në 14 ndeshje mblodhi 26 pikë. Në vendin e dytë mbeti Prishtina me 22 pikë, sa i ka edhe Istogu në vend të tretë.

Medaljet për vashat e KH Shqiponja i ndau anëtari i Bordit të FHK-së, Berat Dana, ndërsa kupën kapitenes së KH Shqiponja ia dorëzoi anëtari i Bordit, Artan Nimani.

Në konkurrencën e meshkujve, skuadra e kadetëve të Vëllaznimit e përfundoi kampionatin në vendin e tretë. Pas 18 ndeshjesh, kuqezinjtë arritën të grumbullojnë 28 pikë.