.
Published On: Tue, Oct 15th, 2013

Kandidatët për kryetar në KBI, urojnë për Kurban Bajram (FOTO)

Share This
Tags

xhamia-hadumit-gjakoveGjakovë- Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka mirëpritur paraditen e së martës subjektet politike të cilët e vizituan këtë institucion fetar me rastin e Kurban Bajramit.

Pal Lekaj, Mimoza Kusari-Lila, Luan Gola, Hajdar Beqa, Arbërie Nagavci dhe Partia e Drejtësisë kanë uruar komunitetin mysliman për këtë festë duke shpresuar për një Bajram të begatë dhe që përcjell mesazhin për solidaritet me gjithë tjerët.

Nga ana tjetër, kryetari i KBI-së, Ahmet Hoxha ka falenderuar mysafirët për urimet, por edhe për vendimin që në këtë ditë të rëndësishmë për myslimanët të mos mbajnë asnjë aktivitet të fushatës elektorale.

Hoxha, gjithashtu ka përcjellur mirënjohje për ecurinë e deitashme të fushatës dhe ka apeluar tek gjithë kandidatët që me këtë frymë të vazhdohet dhe me ditët tjera që kanë mbetur.

Urime kanë shprehur dhe zyrtarët e Stacionit policor të Gjakovës me pjesëmarrjen e një strukture më të lartë nga ky institucion i sigurisë./radiogjakova/

lekaj-

mimoza-

gola-

beqa

nagavci

policia-