.
Published On: Fri, Feb 23rd, 2018

KF Vëllaznimi subvencionohet me 45 mijë euro

Share This
Tags

Futbollistët e Vëllaznimit dhe tifozët po përgatiteshin për ndeshjen e së shtunës ndaj Prishtinës, kur në Kuvendin Komunal të Gjakovës po diskutohej për të ndihmuar klubin.

Megjithatë, Kuvendi Komunal votoi unanimisht për subvencionimin e klubit të futbollit Vëllaznimi në shumë prej 45 mijë euro.

Duke konsideruar se kjo është një shumë e lartë dhe me ngarkesë për buxhetin e Komunës, në veçanti të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, kryetari Ardian Gjini ka theksuar se ky subvencionim jepet për shkak të një situate të detyrueshme e që kërkon intervenim për sanim të gjendjes.

Ai shtoi se synimi kryesor është që në të ardhmen klubi të shndërrohet në shoqëri aksionare./radiogjakova/