.
Published On: Mon, Aug 14th, 2017

Koncert për të ndihmuar Vëllaznimin

Share This
Tags

Artistë të estradës së Gjakovës do të mblidhen të mërkurën në stadiumin e qytetit në një koncert për të ndihmuar klubin e futbollit Vëllaznimi.

Ky koncert erdhi si ide e Drejtorisë së Kulturës dhe Sportit, duke parë krizën momentale financiare të klubit, por edhe për të shënuar 90-vjetorin e themelimit të klubit fitues i shumë trofeve në nivel të vendit.

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Gjakovës, Meriton Ferizi tha se tashmë disa nga këngëtarët vetëm kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë koncert e për disa të tjerë pritet që këtë ta bëjnë në orët në vazhdim.

Organizatori ka paraparë që hyrja të jetë 5 euro me mundësi shtesë të blerjes së një ndërrese me logo të klubit e cila do të kushtojë 10 euro.

Drejtori Ferizi shpreson se do të ketë një numër të madh të qytetarëve që përmes kësaj mënyre të kontribuojnë për klubin e tyre të zemrës./radiogjakova/