.
Published On: Mon, Oct 14th, 2013

Konjufca: Arbëria e meriton të jetë në krye të Komunës

Share This
Tags

vv-brekocGjakovë- Arbërie Nagavci ka vazhduar takimet në lagjen Brekoc të Gjakovës, ku është shoqëruar dhe nga Glauk Konjufca, deputet i VV-së në Parlamentin e Kosovës, dhe kandidatët për Asamble.

Në këtë takim, Nagavci tha se Komuna e Gjakovës do të qeveriset me transparencë të plotë përmes publikimeve periodike të vendimeve të Komunës dhe Zyrës së Prokurimit, si dhe vlerësimi e hapja e ofertave do të bëhen publike në prani të palëve të interesuara. “Lëvizja Vetëvendosje ka kuadrot më të vyeshëm profesionalisht dhe më të virtytshëm moralisht. Janë pikërisht këta kandidatë të vyeshëm të cilët gjithmonë me bashkëpunim tuaj dhe të mbështetur me votën tuaj do ta sjellin ndryshimin e vërtetë në komunën e Gjakovës”, u shpreh Nagavci.

Glauk Konjufca, foli për kandidaten për kryetare nga rradhët e partisë së tij, Arbërie Nagavcin, për të cilen tha se e meriton të jetë në krye të Komunës së Gjakovës. “Të gjitha komunat e Kosovës deri tash janë keqqeverisur. Në to ka mbizotëruar nepotizmi, korrupsioni dhe moszhvillimi ekonomik. Në Kosovë është i instaluar një pushtet, që nga niveli lokal deri te ai qendror, që nuk dallon. Lëvizja Vetëvendosje është e nderuar me kandidaten Arbërie Nagavci, e cila ka vlera të mëdha. E cila gjatë punës së saj në edukim ka pasur sukses dhe këtë punë e ka kryer me nder. E pikërisht një zonjë e nderuar, si Arbërie Nagavci, do të jetë në krye të komunës së Gjakovës”, tha Konjufca.

Fjalën e morën dhe Driton Çashu që pasi kritikoi gjitha partitë tjera në garë me Vetëvendosjen, tha se alternativa qeverisëse e Vetëvendosjës është zgjidhja e vetme për këtë keqqeverisje, si dhe Sali Golaj që u ndal tek planet e VV-së për bujqësinë./radiogjakova/