.
Published On: Fri, Sep 22nd, 2017

Kosova stërvitet në Gjakovë, Kameri: Po bëjmë maksimumin

Share This
Tags

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për femra po vazhdon me përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore me Hungarinë e Holandën në Gjakovë.

Hendbollistja nga Gjakova që luan edhe me përfaqësuesen, Elma Kameri, tha se përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Kameri u shpreh se po bëhen përpjkje që të paraqtien sa më mirë në ndeshjet eliminatore për Europianin 2018 edhe pse e pranoi se është shumë e vështirë për të marrë rezultate pozitive.

“Hungaria është prej ekipeve më të mira në Evropë, ndërsa Holanda është nënkampione e botës. Kjo më së miri tregon për ekipet që i kemi përballë”, tha Elma Kameri.

Sipas saj, ndeshjet ndërkombëtare të përfaqësueses mund të ndikojnë pozitivisht në rritjen e cilësisë së hendbollit femror në vend dhe të nxisin më shumë vajza të reja të orientohen në sport.

Erla është pjesë e ekipeve përfaqësuese të Kosovës prej moshës 13-vjeçare. Ajo luan në pozitën e bekut të majtë. Dy herë ishte realizatorja më e mirë në vend, ndërsa është shpërblyer edhe si bekja e majtë më e mirë e vitit. 20-vjeçarja aktualisht aktivizohet me ekipin e Istogut/radiogjakova/