Kupa e Bifurkacionit, Vëllaznimi rrëmben 9 të arta
Klubi i notit Vëllaznimi ka arritur suksese të reja në Kupën e Bifurkaconit që u mbajt në Ferizaj. Nëntë notarët e këtij ekipi arritën të përfaqësohen denjësisht dhe të marrin edhe disa vende të para.
Ledi Paloja, që i zhvilloi të gjitha garat në 50 metra, doli i artë në stilin “delfin” në kategorinë B, ndërsa i argjendtë në kategorinë A. Paloja i argjendtë doli edhe në stilin “krol” në kategorinë B.
Granit Godeni, që gjithashtu zhvilloi garat në 50 metra, në disiplinën “shpin” mori të artën për kategorinë B, ndërsa të argjendën në kategorinë A. Ai po ashtu ishte i bronztë në “krrol” në kategorinë B.
I pari në katër gara, saktësisht në disiplinën “bretkoc” në 50 dhe 100 metra në kategoritë A dhe C doli Rron Rizvanolli.
I artë u shpall edhe Rrezon Shyti në kategorinë D në 50 metra “bretkoc”, ndërsa doli i treti në po të njëjtën kategori por në stilin “krrol”.
Notarja tjetër e ekipit Vëllaznimi, Argjira Qehaja, që garoi në 50 metra “shpin” në kategorinë D, doli e treta, ndërsa Jonila Dobroshi e përfundoi garën e para në kategorinë E në 50 metra “shpin”.
Në 50 metra “krrol” për kategorinë E, Gerta Qehaja doli e dyta, ndërsa në po të njëjtën kategori në 50 metra “shpin” ajo doli e treta.
Notarja Klea Dobroshi u shpall e argjendtë për kategorinë F në 50 metra “krrol” dhe e bronztë në stilin “shpinë”.
Lis Dobroshi, që përpos se u shpall si garuesi më i ri në këtë garë, mori të artën në kategorinë F në 50 metra “krrol” dhe të argjendtën për “shpinë”./radiogjakova/